Rrahja në Klinë, arrestohen katër persona

18 janar 2023 | 11:15

Katër persona janë arrestuar lidhur me rastin e publikimit të një videoincizim ku vëreheshin disa persona duke u rrahur një person në Klinë. Policia ka njoftuar  së të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse të lënduarit i është ofruar tretmani mjekësorë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Arrestohen katёr (4) persona tё dyshuar për veprën penale  ‘Lëndim i lehtë trupor’

Pejë, 18 janar 2023

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Klinё, me datё 17.01.2023, rreth orёs 15:00, ka vërejtur  se ёshtё publikuar njё video incizim nё njё portal, ku vëreheshin disa persona duke u rrahur nё zonën e pёrgjegjёsisё Klinё.

Policia menjёherё ka marrё tё gjitha veprimet e duhura, duke identifikuar viktimën e rastit, i njëjti ёshtё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekёsor e mё pas ёshtё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Klinё.

Pas intervistimit tё viktimёs ёshtё bёrё identifikimi i personave tё dyshuar:

  • M.L. i lindur nё vitin 2000
  • J.G. i lindur nё vitin 2001
  • M.G. i lindur nё vitin 2003
  • H.L. i lindur nё vitin 2004.

Tё dyshuarit janё arrestuar, tё njëjtit janё intervistuar nё prezencёn e avokatit mbrojtёs.

Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit tё dyshuarit janё dёrguar nё ndalim Policor prej 48-orёsh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri në këtë merkato…