Rrahje masive në një fshat të Ferizajt, përdorën edhe armët

28 gusht 2018 | 13:45

Në fshatin e vjetër të Komunës së Ferizajt ka ndodhur një rrahje masive gjatë ditës së djeshme. I është dashur të ndërhyjë edhe policisë.

“Si pasojë e një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje mes disa personave ku ishin përdorë  edhe armët e zjarrit. Si pasojë, e goditjeve nga mjetet e forta i dyshuari mashkull K/ Shqiptar kishte marr lëndime trupore i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të fishekëve, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 6 fishek. Pas intervistimit  i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Njësit policore janë duke hetuar rastin me qëllim të identifikimit të personave tjerë të përfshirë në rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria zvicerane të hënën ka publikuar një draft me rreth…