Rrahje mes dy familjeve në Barilevë për shkak të borxhit, arrestohen pesë persona

29 prill 2024 | 08:49

Konfliktet për borxhe jo rrallëherë kanë eskaluar në kanosje serioze e përleshje. Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe dje në fshatin Barilevë në Prishtinë.

Në konflikt janë përfshirë pesë persona, anëtarë të dy familjeve, që dyshohet se janë rrahur mes vete në orët e mëngjesit të së dielës.

Sipas informacioneve të para, tre të dyshuar në njërën anë dhe dy në anën tjetër, janë përleshur, ku gjatë rrahjes kanë përdorur edhe një mjet të fortë.

Një prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për trajtim mjekësor, teksa më pas janë shoqëruar në stacion policor.

Edhe gjatë deklaratave të dhëna para hetuesve, palët e kanë pranuar që motivi që i futi ata në sherr ka qenë një borxh i mëhershëm.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina është ende…