Rrahje mes nëntë vetash në Deçan me thika dhe armë, gjashtë prej tyre arrestohen

21 nëntor 2020 | 13:27

Të premten në mbrëmje në fshatin Gramaqel të Deçanit është raportuar se ka ndodhur një rrahje mes nëntë personave.

Policia ka njoftuar se gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta, thika dhe dyshohet të jetë përdorë arma e zjarrit.

Tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, raporton “Epoka e re”.

Me urdhër të prokurorit gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa tre janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë…