Sejdi Hoxha: Qeveria dështoi ta menaxhojë pandeminë në shkolla dhe mësimin online

21 nëntor 2020 | 13:21

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë sot në një konferencë për media se Qeveria e Kosovës ka dështuar të menaxhojë pandeminë në shkollat e Kosovës duke mos ofruar masa mbrojtëse ndaj Covid-19, ku si pasojë, shumë shkolla u mbyllën e shumë nxënës e mësimdhënës u infektuan me virus.

Ai tha se shumë shkolla në mbarë vendin u lan nga qeveria pa dezinfektues dhe nuk u bë dezinfektimi i hapësirave shkollore, raporton “Epoka e re”.

Deputeti Hoxha po ashtu theksoi faktin se qeveria aktuale e Avdullah Hotit, njësoj si qeveria e Albin Kurtit po dështon në ofrimin e mësimit online, ku nxënësit kosovarë po humbin komplet një vit shkollor duke shikuar vetëm ligjërata të përsëritura në televizion.

Ai tha se përveç dështimit të plotë në organizimin e mësimit në pandemi, qeveria aktuale po i polotizon tërësisht bordet e Universiteteve dhe për këtë paralajmëroi thirrjen e ministrit të Arsimit në përgjegjësi parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas infektimit me COVID-19 ka vdekur dje kryepopi i Kishës…