Rrahje në Fushë-Kosovë, tre persona dërgohen në mbajtje

23 shkurt 2024 | 08:30

Janë arrestuar tre burra në Fushë-Kosovë, të cilët dyshohen se u përfshinë në një rrahje.

Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar tre meshkuj kosovarë të dyshuar për përfshirje në një rrahje. Të dyshuarit pas ftesës nga ana e policisë janë paraqitur në stacion dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do të vendosin…