RRAHMAN DINI FIGURE E MADHE ATDHETARE

23 gusht 2020 | 17:31


Ismet Sylejmani

Nderim e respekt për komandantin e UÇK-së, të pavdekshmin Rrahman Dini

Kujtime nga koha e luftës

Më 29 Qërshor 2020 në optika Simoni në Prishtinë, me të nderuarën Rreze Dinin ishte një takim i imi jo vetëm i papritur, por edhe i cili do të mbetet i pashlyer në memorien time, sepse do të shënohet si një ngjarje personale që më mbërtheu dhe nuk më lëshoi dot pa derdhur lot nderimi e respekti, krenarie e kujtimi përgjithmonë, për një atdhetar e patriot të madh, veprimtar e luftëtar me armë në dorë për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Në mes të muajit maj të vitit 1999, në shtepinë bazë të UÇK-së të Naman Nezirit në Gadish e me vone ne lagjen e UÇK-së të Dubovëve në shtëpinë bazë të ushtarit e komandantit te UÇK-së Naser Hajdari-Bekës, por edhe të ushtarit tjetër të kusheririt të tij Ismet Hajdari, ka qëndruar për disa ditë atdhetari i madh e veprimtari i shquar, ish i burgosuri politik, ushtari i orëve të para e komandanti i UÇK-së, i pavdekshmi Rrahman Dini, i shoqeruar nga bashkëluftëtari i tij, ushtari e komandanti, mjeku i UÇK-së nga Dukagjini, sot Specialist- Ortoped Traumatolog Mr. sci. Dr. Qerim Kida!

Pas përfundimit të ofanzivave të ushtrisë e policisë pushtuese serbe të njohura si betejat e Zhegocit e Marecit, në Zonën Operative te Karadakut rifilloi organizimi i luftës së armatosur çlirimtare dhe konsoldimi ushtarak i zonës!

Në kushtet e rikthimit dhe rivendosjes së sërishme në rrethinat e Malesisë së Zhegocit, aty ku ishte selia e Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, kur ende nuk kishim vend dhe adresë të sigurtë, sepse ishte luftë dhe meqë ishim dëmtuar shumë nga dy ofanzivat e mëdha, kishim shumë pengesa e shumë vështirësi!

Në ato kohë kur pothuaj ishim percaktuar që në aspektin strategjik, të vendosnim selinë e Shtabit të ZOK në lagjen Sërpka të Kishnapoles që ishte në trekëndshin Kishnapole, Gadish dhe Plitkoviq, dhe afër lagjës së Dubovëve, njëra nga bazat e sigurta të Shtabit të Zonës së Karadakut, sepse ajo ishte edhe vendlindja dhe aty e kishte shtëpinë e Tij, njëri prej shokëve e bashkëluftëtarëve të mij më të mirë e më të sigurtë Naser Hajdari -Beka, ndërkohë që shumica e shtëpive të këtyre fshatrave ishin të djegura, të vjedhura e të dëmtuara nga eskadronet e vdekjes dhe bandat militare e paramilitare serbe, u gjendëm përpara një sfide të madhe lufte çlirimtare!

Ushtari më i ri në moshë i UÇK-së nga Verbica e Zhegocit, me vonë edhe ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i rënë heroikisht në luftën titanike të popullit shqiptar në Sllupçan të Kumanovës në Maqedoninë e Veriut, Heroi i Kombit Shefik Miftari, vjen dhe na thot se nga Komandanti i Zonës Ahmet Isufi dhe zv. Komandanti Shemsi Syla është derguar ky njeri, pra ishte fjala per ushtarakun e lartë të UÇK-së e oficerin madhor të Zonës Operative të Llapit, të shoqeruar nga mjeku i tij personal, Dr. Qerim Kida!

Më sollën një letër që ma kishin derguar përmes ushtarit Shefik Miftari, nga Komandanti e zv. Komandanti të ZOK-ut, dhe aty ne leter ishin të gjitha informacionet në detaje se kush ishte personi dhe një biografi e shkurtër e tij.

Ushtaraku Rrahman Dini i shoqëruar nga mjeku Dr. Qerim Kida kishin udhëtuar me një kali nga Zona Operative e Llapit për në teritorin e Zonës Operative të Karadakut e deri në Gadish, sepse Rrahmani ishte i smuar dhe kishte vështirësi edhe në ecje!

Dërgimi i Rrahman Dinit në spital në Gjilan u bë i pamundur për shkak të arrestimeve të mjekëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Pas disa orvatjeve tjera Rahmani bashk me Dr. Qerimin, u vendos të kthehen në Zonën Operative të Llapit që të ishin më afër Prishtinës pasi aty mundësitë ishin më të mëdha për hyrje në qendren spitalore!

RRËFIMI I RRAHMAN DINIT, PËR HEROIN E KOMBIT REXHEP MALAJ

Mbaj mend se gjatë kohës kur qëndronim bashk dhe prisnim lajme nga ushtarët që i kishim dërguar në Gjilan për të vënë kontakt me mjekët e UÇK-së, Rrahman Dini ma rrefeu një ngjarje shumë mbresëlenëse gjatë kohës sa kishte vuajtur nëpër burgjet e pushtuesve serb në Kosovë dhe nëpër ish-jugosllavi!

Një transferim kur ia kishin bërë, nga një burg në tjetrin, Rahman Dini e paskan derguar në burgun e Foçës!

Kur paska hyrë ne dhomën e burgut pasi ia kanë mbyllur derën gardianët shpirtëzinj me rrapllimë, është përshendetuar me të burgosurit qe i ka gjetur në dhomë, dhe njëri nga te burgosurit e ka pyetur si e ke emrin, çfarë nacionaliteti e prej nga je?

Rrahmani i tregon dhe ai me shpejtësi i thot, shko te ai krevati aty në ballë të dhomës, se aty ka qëndruar për vite të tëra një vella e shok i yti e një shqiptar i madh dhe shumë trim e i panënshtruar!

Kush ka qene ai, thoshte se e pyetur Rrahmani, ai i pergjigjet se ka qenë Rexhep Malaj!

Rrahmani tha ashtu ne këmbë sikur isha, duke i vendosur valixhet, i tregova se Rexhep Malajn policia serbe e ka vrarë në Prishtinë!

I burgosuri kroat (Dr. Nikolla Novakoviq, i cili ishte udhëheqës i Partisë Fshatare Kroate në B dhe H deri në vitin 1948, kaloi në klandestinitet deri në vitin 1974 kur burgoset dhe denohet me 12 vite burg), kur ky edhe filloi të qante, në dhomë u bë rrëmujë, erdhën gardianet, na morrën ne pyetje për çfarë po ndodhte!

I burgosuri e thirri përgjegjësin e finansave të burgut që i kishte e secilit të burgosur, dhe i tha prerë, ndajë për mua vetëm pjesën e domosdoshme të mirëmbajtjes sime personale, dhe të gjitha tjerat na sjell ushqime e ëmbëlsira dhe pije!

Neve na deklaroi se hapë ngushllimet dhe tha se dua të ju pres në ngushllime ne nderim e për shpirt të të pamposhturit Rexhep Malaj!

I burgosuri kroat shoku i tijë i burgut, tërë kohën qau në dhomë per vrasjen e Rexhep Malajt!

Kjo ngjarje e madhe për çelikun e burgjeve, të madhin e lavdishëm Heroin e Kombit Reshep Malaj, u bë ngjarje historike të cilën e solli në Atdhe i pavdekshmi Rrahman Dini, e cila kudo ku jetojnë e veprojnë shqiptarët patriot e atdhetarë, u bë e njohur dhe u tregua gojë me gojë!

Lavdi e perjetshme të pavdekshmit Rrahman Dini!

Ish-shef per informim i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 23 Gusht 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miguel Oliveira është fitues i Çmimit të Madh të Austrisë…