Rrahman Rama bashkëbisedon me aktivistet e PDK-së: Po i thonë STOP krizës dhe keqqeverisjes

01 qershor 2026 | 15:02

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka zhvilluar sot një takim me gratë aktiviste të partisë, duke vlerësuar angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në proceset politike dhe shoqërore.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama ka theksuar se aktivistet e PDK-së mbeten një forcë e rëndësishme në terren, të përkushtuara për të punuar në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

“Sot për kafe u mblodhëm me gratë aktiviste të PDK-së, të cilat nuk ndalen asnjëherë së punuari për vendin. Aktivistë e aktiviste po mblidhen dhe po i thonë STOP krizës dhe keqqeverisjes”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca e Shqipërisë ka bërë me dije se presidenti shqiptar,…