Rrahmani: Miqësoret na shërbejnë për Ligën e Kombeve  

23 mars 2022 | 15:55

Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani ka thënë se dy ndeshjet miqësore të marsit ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës do t’i ndihmojnë Kosovës që të përgatitet për Ligën e Kombeve.

Këto Komente Rrahmani i bëri në konferencën për medie, një ditë para ndeshjes miqësore që “dardanët” e zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Jemi duke u përgatitur për ndeshjen me Burkina Fason për ta treguar atë që dëshiron trajneri. Pas kësaj ndeshje e kemi edhe atë me Zvicrën. Të dyja ndeshjet do të na ndihmojnë për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve. Do të jenë ndeshje të rëndësishme, ta shohim se çka kërkon trajneri nga ne dhe që në këto miqësore të perfeksionohemi për ndeshjet e qershorit”, ka deklaruar Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beniada Nishani ka qenë një ndër personazhet më të komentuar…