Rrahmani në formacionin e javës në Seria A

17 janar 2024 | 11:26

Amir Rrahmani ishte protagonist në fitoren e Napolit ndaj Salernitanës. Madje, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit e Veronës e shënoi golin e fitores 2-1 në minutat shtesë të lojës për t’ia siguruar tri pikë të vlefshme kampionit aktual italian.

Mbrojtësi i Kosovës u përfshi në ekipin e xhiros së 20-të në Serie A, të përzgjedhur nga faqja “Goal.com”.

“Napoli iu rikthye fitores duke e mposhtur Salernitanën në shtëpi dhe këtë e bëri falë një goli të shënuar në minutat shtesë nga Rrahmani. Mbrojtësi, jo vetëm që shfaqi siguri dhe kualitet gjatë tërë lojës, por u bë edhe njeriu vendimtar i ekipit”, shkruan kjo faqe.

Formacionet: Milkinoviq-Saviq, Holm, Rrahmani, Buongiorno, Hernadez, Adli, Calhanoglu, Lovriq, Vlahoviq, Lautaro, Giroud.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka shprehur shpresën se nuk…