Rrahmani: Synojmë fitore ndaj Izraelit

24 mars 2023 | 13:25

Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani është ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ai ka thënë se “dardanët” kanë një skuadër të mirë dhe në Izrael dhe duhet të luftojnë për tri pikë. Ai ndihet i i privilegjuar që është ftuar nga përzgjedhesi Giresse, derisa ka thënë se kjo ftesë është motiv për të punuar edhe më shumë në të ardhmen.

“Është një ndjenjë e veçantë të jesh pjesë e Përfaqësues së Kosovës. Unë këtu jam lindur dhe rritur si futbollist. Shpresoj ta ndihmojë ekipin në objektivat e tij dhe të kualifikohemi në ‘Euro 2024’. Izraeli? Besoj në rezultat pozitiv, pasi kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve dhe të gjithë janë në ecuri të mirë në klubet e tyre. Shpresoj ta dëshmojnë këtë edhe në ekipin përfaqësues dhe pse jo të arkëtojmë tri pikë atje. Përfaqësues i Superligës në Përfaqësuese? Patjetër është një privilegj. Zgjedhja e trajnerit Alain Giresse më ka dhënë motiv jashtëzakonisht shumë që të vazhdojë me gola në Superligë. Por, fillimisht shpresoj të nxjerrim rezultate pozitive me përfaqësuesen e pastaj të vazhdojë me përmbushjen e objektivave me klubin”, ka deklaruar Rrahmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…