Abdixhiku alarmon: Trusti po humb nga gjysmë milioni euro çdo ditë, qeveria në gjumë

24 mars 2023 | 13:18

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka alarmuar se si Trusti është duke humbur nga gjysmë milion euro në ditë ndërkohë që qeveria ende s’ka marrë ndonjë veprim për të caktuar Bordin drejtues të kompanisë për kursimet pensionale.

Abdixhiku ka thënë se që nga muaji janar e deri më sot për 36 milionë euro ka ndodhur zhvlerësim i fondeve të Trustit.

“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë. Plot 36 milionë euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjënë as brengën e as kohën të caktojë një bord”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futsall ka realizuar fitore në…