Rrebeshe shiu e breshri në disa pjesë të Kosovës

28 maj 2022 | 20:10

Rrebeshe shiu e breshri kanë përfshirë Kosovën në disa pjesë.

Lexuesit kanë dërguar video nga breshri që ka rënë në rrethinë të Prizrenit e po ashtu edhe në Dragash e Viti.

Reshje ka pasur edhe në rrethinë të Ferizajt.

Mot mjaft të paqëndrueshëm pritet të kemi edhe nesër, me zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut dhe rrebeshe potencialisht mjaft të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ka gjasa edhe për vërshime të shpejta lokale, shkruan MeteoBallkan.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wesley Clark, këshilltari i Jashtëm i ministrit të Mbrojtjes së…