Rrecaj: Limaj, i pafajshëm në rastin ‘Bellanica’

06 mars 2018 | 12:41

Avokati mbrojtës i Fatmir Limaj, Tahir Rrecaj, ka kërkuar që klienti i tij të lirohet nga akuzat për krime lufte në rastin “Bellanica”.

Rrecaj ka deklaruar se prokuroria ka vlerësuar provat në mënyrë te njëanshme dhe selektive, duke marre për bazë vetëm ato prova që shkojnë në favor të aktakuzës.

Sipas tij ky shqyrtim gjyqësor ka treguar se Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi nuk janë vrarë si tradhtar të kombit.

Rrecaj i ka quajtur spekulime pretendimet e prokurorisë se Fatmir Limaj ka qenë në dijeni se do të ndodhë vrasja.

“Askush nuk e ka thënë as në hetime as në gjykim se Fatmir Limaj e ka ditur që po ndodh kjo ngjarje. Prokuroria për të vërtetuar se ekziston përgjegjësia komanduese është dashur që të vërtetojë dhe zbulojë katër personat që kanë kryer vrasjen, pastaj të vërtetojë se a kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së dhe nëse po, cilës njësi i kanë taku. Përgjegjësia komanduese shkon nga niveli më i ulët deri te hierarkia më e lartë”, është shprehur Rrecaj.

Limaj është pajtuar me fjalën përfundimtare të avokatit të tij, përderisa ka shprehur keqardhje për familjet e dy viktimave.

Sipas tij, prokuroria nuk ka treguar prova për përgjegjësinë komanduese, si dhe nuk janë gjetur as urdhërdhënësi e as kryesi i vrasjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në ora…