Rrëfimi për masakrën në burgun e Dubravës

19 maj 2018 | 21:16

Ushtria dhe policia serbe kishin vrarë e masakruar më shumë se 100 shqiptarë. Por, askush s’është dënuar për masakrën që kishte ndodhur para 19 vjetëve në Burgun e Dubravës.

Njëri prej të mbijetuarve, Rasim Selamanj, thotë se njëri prej të plagosurve ia kishte lënë amanet t’iu tregojë familjes së tij se kishte vdekur për Kosovën.

Shumë të burgosur shqiptarë, në maj të vitit 1999, morën rrugën për në Dubravë.

Forcat serbe e gjeten mënyrën se si t’i keqpërdornin bombardimet e NATO’s. Duke pasur njohuri se ky kompleks do të sulmohet, ata i dërguan të burgosurit politik në burgun e Dubravës.

E për 120 prej tyre ky vend u bë destinacioni i fundit për së gjalli.

Ani pse edhe pas 19 vjetëve askush nuk u dënua për masakrën Dubravës, ka të tille që e përjetuan edhe  mbijetuan.

Një nder ta është edhe Rasim Selmanaj.

Ai tregon  se si ndodhi masakra të cilën ai e quan skenar të përgatitur.

E prej gjithë ngjarjes, Selmanaj rrëfen për T7 momentin më të vështire për të.

E për këtë të mbijetuar, një i burgosur nga Deçani mbetet heroi i masakrës.

Krahas momenteve të hidhura Selmanaj kujton rastin kur një i plagosur shqiptar edhe pse në prag të vdekjes i thërret shokët e tij dhe e ndan një pako me cigare bashkë me ta.

Sipas Selmanajt kjo e dëshmon më së miri se sa të lidhur kanë qenë shqiptarët mes vete.

Në Masakrën e Dubravës mbetën të vdekur 125 persona. Deri me tani askush nuk u dënua për këtë krim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka…