Rregullohen gjashtë rrugë në Malishevë

01 tetor 2018 | 14:07

Në kuadër të realizimit të investimeve kapitale dhe në kuadër të realizimit të ndërtimit dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore, nëpër vendbanimet e Komunës së Malishevës, në fshatin Senik, ka filluar rregullimi i gjashtë rrugëve brenda fshatit, ku pesë prej tyre do të asfaltohen dhe njëra do të shtrohet me rërë.

Punimet në rregullimin e këtyre rrugëve në Senik, i kanë parë nga afër, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i urbanizmit, Islam Vrenezi, ku janë njoftuar me ecurinë e punimeve, ndërsa janë takuar edhe me disa nga banorët, të cilët janë shprehur të kënaqur me rregullimin e rrugëve në fshatin e tyre.

Nënkryetari Berisha ka thënë se është ndarë i kënaqur me ecurinë dhe kualitetin e punimeve deri më tani, ku operatori është duke i përgatitur rrugët për asfaltimin e tyre.

Ai ka bërë me dije se këto rrugë, janë pjesë e planifikimeve komunale dhe kanë qenë kërkesa të banorëve të fshatit Senik.

Drejtori i urbanizimit, Islam Vrenezi, ka njoftuar se janë duke u shtruar gjashtë rrugë në këtë fshat, ku pesë prej tyre do të asfaltohen ndërsa një rrugë tjetër do të shtrohet vetëm me rërë, por që do të jetë më lehtë e qarkullueshme.

Sipas tij, rregullimi i këtyre rrugëve, mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji për Transmetuesin Publik të Kosovës (RTK) nuk ka arritur…