Rregullohet ndriçimi publik në fshatin Kçiq i Madh

03 dhjetor 2020 | 15:53

Në kuadër të rregullimit të ndriçimit publik në fshatrat e Komunës së Mitrovicës ka përfunduar rregullimi i ndriçimit publik në fshatin Kçiq i Madh.

Me rastin e funksionimit të ndriçimit publik në këtë fshat, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka thënë se, pos rregullimit dhe asfaltimit të rrugëve, tani kemi filluar fokusimin në një aspekt mjaft të rëndësishëm infrastrukturor, siç është ndriçimi i rrugëve në qytet dhe fshatra.

Ndërsa drejtori Muja ka theksuar se projekti i rregullimit të ndriçimit publik në vendbanimet e Komunës së Mitrovicës është në proces e sipër dhe brenda këtyre muajve do të fillojë rregullimi i ndriçimit të rrugëve edhe në disa fshatra të komunës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me…