Rrëmbehet një grua në Fushë Kosovë

23 nëntor 2019 | 11:45

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:30 është rrëmbyer një grua në Fushë Kosovë. Dyshohet se ajo është rrëmbyer nga një mashkull dhe dy femra.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me rastin është njoftuar prokurori dhe se njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë, 22.11.2019 – 16:30.  Ankuesi mashkull Sh/Shqiptar ka raportuar se tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull SH/Shqiptar dyshohet se kanë rrëmbyer vajzën e tij femër Sh/Shqiptare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar  veprën, ndërsa njësitë policore janë duke  e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim…