Rrëmbehet një vajzë në Fushë-Kosovë

11 korrik 2022 | 09:02

Një vajzë e mitur është rrëmbyer të shtunën në Fushë-Kosovë. Rastin e ka paraqitur ajo në polici, pasi ka arritur të ikë nga vetura.

Ajo ka rrëfyer se teksa ishte duke u kthyer në shtëpi ishte rrëmbyer nga tre persona të panjohur.

“Më kanë futur në një veturë të zezë”, ka treguar viktima.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar, raporton policia në raportin 24-orësh.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një parti opozitare saudite tha se një nga anëtarët themelues…