Rrënjët dhe forca e UÇK-së

14 janar 2024 | 12:20

“Ushtria Çlirimtare e Kosovë është guerilja më e suksesshme në botë”.

“UÇK ishte projekti më i madh i shqiptarëve”.

Këto janë dy vlerësime, nga ish-komandanti i NATO-s gjatë bombardimeve kundër caqeve serbe më 1999, gjenerali Wesley Clark, dhe ish-kryeministri Tony Blair, prej vlerësimeve të shumta që i janë bërë UÇK-së si dhe suksesit të saj në luftë kundër forcave policore dhe ushtarake të Serbisë në Kosovë.

Videoja që po e publikojmë tani, në fakt është një tregues i fuqishëm se prej nga buronte dëshira e flaktë, forca dhe angazhimi këmbëgulës i luftëtarëve të saj në përpjekjen përkushtuese për lirinë e Kosovë.

Duke e gjetur mbështetjen në radhë të parë te prindërit dhe familjet e tyre, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjetën mbështetje te patriotët e vërtetë anekënd trojeve shqiptare si dhe në mërgim. Ndërsa Shqipëria u bë baza kryesore e UÇK-së dhe e luftës së Kosovës.

Prijësit politikë dhe ish-pjesëtarët e saj që po përballen me gjyqin politik në Hagë do ta fitojnë edhe këtë betejë dhe do t‘i kthehen vendit si fitimtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë thonë se politika nuk duhet të ndërhyjë në…