Rrënohet mbindërtimi pa leje në lagjen “Dardania”

22 shtator 2021 | 16:23

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është rrënuar një mbindërtim pa leje në lagjen “Dardania”.

“Javë më parë është evidentuar një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania. Inspektorët e Ndërtimit e kanë urdhëruar palën që t’i ndalë menjëherë punimet ndërtimore dhe ta rrënojë vet pjesën e mbindërtimit. Vendimi dhe urdhëresat e Inspekcionit nuk janë përfillur nga ana e palës, dhe i njëjti i ka vazhduar punimet në mbindërtim”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Sipas këtij njoftimi, si rrjedhojë, Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit ka ekzekutuar sot vendimin për rrënim duke e larguar konstruksionin nga pjesa e sipërme e ndërtesës. Kështu hapësira është kthyer në gjendjen e mëparshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dardan Molliqaj Kosova filloi vendosjen e tabelave provë ndaj…