Rrënohet shtëpia në Prizren, ishte monument i mbrojtur me Ligj

06 mars 2018 | 10:10

Në Qendrën Historike të Prizrenit është rrënuar shtëpia e familjes Hisari, e cila gëzonte mbrojtje me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.

Sipas organizatës “Ec Ma Ndryshe” kjo shtëpi është e listuar në shtojcën II të këtij Ligji përkatësisht Monumentet Kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit ku shkruan se shtëpia e Hilmi Hisarit i takonte shekullit XIX.

“Sipas informatave fillestare të marra nga autoritetet lokale të trashëgimisë kulturore shtëpia ka qenë në gjendje jo të mirë për banim. Kësisoj institucionet është dashur që me kohë të angazhohen në dy drejtime: për sigurimin e jetës së banorëve dhe po ashtu për mbrojtjen e monumentit. Kjo shtëpi sipas hulumtuesve kishte vlera historike, shkencore, artistike, identiteti, ekonomike dhe funksionale”, bën të ditur kjo organizatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kujtim pa foto me Adem Jasharin, kështu e ka…