Rreth 13 mijë e 200 raste aktive me Covid në Kosovë

06 dhjetor 2020 | 15:17

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 13 mijë e 195 raste aktive me Covid-19.

Sipas IKShPK-së numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me Covid nga fillimi i pandemisë është 42 mijë e 805, ku prej tyre 1 106 kanë ndërruar jetë dhe janë shëruar 28 mijë e 504, raporton “Epoka e re”.

“Numri total i rasteve pozitive është 42 805 raste nga 152 677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 106 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 683 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28 504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 195”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…