Rreth 35 për qind e lindjeve në QKUK me prerje cezariane

17 nëntor 2019 | 13:06

Nga frika e dhimbjeve gjatë lindjes, shumë gra zgjedhin që foshnjën e tyre në jetë ta sjellin përmes lindjes me prerje cezariane.

E numri i këtyre lindjeve është në rritje. Vetëm nga janari i këtij viti deri më tani, janë kryer rreth 34 për qind e lindjeve me prerje cezariane.

Këto të dhëna i ka bërë me dije për “EkonomiaOnline”, Astrit Gashi, gjinekolo-obstetër në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

“Frekuenca e lindjeve me prerje cezariane është rritur në Kosovë. Në Kosovë aktualisht është 34 për qind e lindjeve që i bie në raport që çdo e treta grua të lind me prerje cezariane”, ka thënë Gashi.

Gjinekologu Gashi ka thënë se në krahasim me vitin e kaluar numri i lindjeve me prerje cezariane, ka shënuar një rritje për 1 për qind.

“Vitin e kaluar afërsisht shkon në 2655 lindje me prerje cezariane që i bie diku 34.2 për qind”, ka thënë ai, duke shtuar lindjet me prerje cezariane janë një trend global.

Gashi, ka treguar se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rekomandohet që vetëm 15 për qind e lindjeve mund të kryhen me prerje cezariane, ndërsa 85 për qind tjera janë tjera që mund të përfundojnë me rrugë natyrale me një fëmijë dhe nënë të shëndetshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka…