Rreth 6 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

27 janar 2021 | 15:17

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 5 mijë e 991 raste aktive me Covid-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 58 988 raste nga 225 830 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 479 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 181 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51 518 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 991”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…