Rrethohen varrezat e vjetra islame në qytetin e Kaçanikut

04 mars 2021 | 14:48

Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë kanë përfunduar punimet për rrethimin e varrezave të vjetra islame në qytetin e Kaçanikut.

Realizimi i këtij projekti është financuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë, ndërsa Komuna e Kaçanikut ka ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme logjistike dhe teknike gjatë procesit të punimeve.

Pas përfundimit të punimeve, përfaqësues të Komunës së Kaçanikut kanë vizituar varrezat e vjetra të qytetit, ku kanë theksuar se punimet janë realizuara sipas planit dhe afatit kohor.

Komuna e Kaçanikut ka falënderuar misionin e OSBE-së në Kosovë për implementimin e këtij projekti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë…