Rrethrrotullimet në hyrje të Prishtinës tashmë kanë marrë pamje tjetër (video)

20 korrik 2023 | 14:22

Komuna e Prishtinës ka postuar një video në “Facebook” ku shihet se rrethrrotullimet në hyrje të Prishtinës tashmë kanë marrë pamje tjetër.

“Hapësira gjelbëruese të reja të pasura me shkurre dhe drunjë ia kanë shtuar bukurinë hyrjeve të kryeqytetit. Kemi gjelbëruar 1 mijë hektarë dhe do të investojmë 1.3 milionë euro për krijimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëra dhe parqeve në kryeqytet. Shumëllojshmëria dhe rritja e biodiversitetit e bëjnë Prishtinën të duket e gjelbër në çdo stinë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka rënë për një pozitën…