Rrëzimi i aeroplanit shkakton nëntë viktima në Suedi

15 korrik 2019 | 11:33

Nëntë suedezë janë vrarë kur aeroplani i tyre është rrëzuar pranë Umea, një qytet i vogël universitar në Suedi veriore, kanë thënë autoritetet të dielën.

Aeroplani i vogël, i projektuar për të transportuar parashutistët është rrëzuar në një ishull në lumin Ume, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Umeas, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Policia ka theksuar se të gjitha viktimat ishin suedezë, por vetëm një person mbante shtetësi të dyfishtë. Emrat e viktimave nuk janë zbuluar.

Mbreti Gustaf i Suedisë, ka shprehur pikëllimin e tij përmes një deklarate.

Ndërsa, kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, ka thënë se qeveria ishte në kontakt të ngushtë me autoritetet përkatëse, të cilat po hetojnë aksidentin. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
India ka shtyrë misionin e saj të dytë në Hënë,…