Rrëzohet aeroplani i klubit brazilian, vdesin katër futbollistë dhe drejtori

24 janar 2021 | 20:16

Drejtori i klubit brazilian Palmas Futebol e Regatas dhe katër futbollistë kanë vdekur pasi avioni me të cilin ishin duke udhëtuar është rrëzuar. Në mesin e të vdekurve është edhe piloti.

Mediat shkruajnë se futbollistët janë të ekipit të katërt në divizionin brazilian. Avioni ishte nisur të dielën për në Golas për të luajtur një ndeshje derisa në orët e hershme të së dielës është rrëzuar për arsye akoma të panjohura.

“Palmas Futebol e Regatas ju informon se, rreth orës 8:15 të mëngjesit, të dielën, kishte një përplasjeje aeroplani që përfshinte presidentin e klubit Lucas Meira, kur po ngrihej për Goiânia, për ndeshjen mes Vila Nova dhe Palmas të hënën 25 në Copa Verde”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Me keqardhje informojmë se nuk ka të mbijetuar. Në këtë kohë pikëllimi dhe shqetësimi, klubi kërkon lutje për familjet të cilave do t’u sigurojë mbështetjen e nevojshme dhe thekson se, në kohën e duhur, do të komunikojë përsëri “.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naomi Campbell njihet në përgjithësi për varësinë që ka ndaj…