Rrëzohet aeroplani në Etiopi me 149 pasagjerë në bord

10 mars 2019 | 11:08

Një avion “Airlines Boeing 737” nga Etiopia është aksidentuar gjatë fluturimit për në Addis Abeba në Nairobi.

Në avion besohet të ketë pasur 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit në bord, shkruan BBC.

Aksidenti ndodhi në orën 08.44 me orën lokale të dielën, menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti i vendit.

Në një deklaratë, kompania ajrore ka njoftuar se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit ishin në proces, duke mos dhënë detaje mbi numrin e viktimave.

“Stafi i ‘Airlines Ethiopian’ do të dërgohet në skenën e aksidentit dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar shërbimet e emergjencës”, ka njoftuar kompania ajrore.

Lajmi u dha fillimisht nga kryeministri Abiy Ahmed gjatë një postimi në “Twitter”.

“Ngushëllimet e tij më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kamion ka goditur një grua pak minuta më herët…