RrGK-ja bën thirrje: Votoni për më shumë gra në parlament

24 shtator 2019 | 16:58

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka mbajtur të martën takim koordinues me organizatat anëtare dhe vullnetarët që janë pjesë e fushatës “Voto për më shumë gra në parlament”.

Rreth 200 vullnetarë për pesë ditë (25-29 shtator) do të bisedojnë me qytetarë duke shkuar derë më derë në mbi 15 komuna të Kosovës, përfshirë komunat serbe, për të diskutuar me gratë dhe burrat votues mbi rëndësinë e votimit të më shumë grave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Këto aktivitete janë vazhdimësi e vizitave që RrGK-ja tashmë ka bërë në disa qytete. Përmes këtyre vizitave, përfaqësuese të organizatave anëtare të RrGK-së u kanë shpërndarë qytetarëve broshura, dhe kanë bashkëbiseduar me ta për rëndësinë e zgjedhjes së më shumë grave në parlament.

Në fillim të këtij takimi, Igballe Rogova, drejtoresh ekzekutive e RrGK-së ka njoftuar të pranishmit se përmes kësaj fushate po kërkohet barazi për përfaqësim në parlament.

“Meqenëse partitë politike nuk po e zbatojnë Ligjin për Barazi Gjinore ku kërkohet 50 për qind përfaqësim i barabartë, atëherë falë kësaj fushate qytetarët kanë mundësi që të votojnë për më shumë gra në parlament dhe në këtë mënyrë të zbatojnë këtë ligj”, ka thënë Rogova.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi,…