Rrihen mes vete burrë e grua në Gjakovë, policia jep detaje

08 gusht 2022 | 12:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dhe grua në Gjakovë janë përleshur fizikisht mes vete.

Si pasojë e përleshjes, që të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar burrë e grua  kosovarë-e, pasi që janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e përleshjes që të dy kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti  vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpjekjet sovraniste të Kosovës duhet të shkojnë në harmoni me…