Rriten shërbimet në qendrat mjekësore të Dardanës

30 maj 2018 | 16:36

Kryetari i Komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se nga 1 qershori i këtij viti do të fillojë orari i ri i funksionimit të qendrave mjekësore në këtë komunë.

Kastrati ka theksuar se drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies, Dritan Maliqi, bashkë me stafin administrativ dhe punëtorët shëndetësorë të qendrave mjekësore kanë risistemuar oraret e shërbimeve në këto qendra.

“Duke parë stafin jo të madh, është bërë e mundur që përmes këtij risistemimi të orarit të maksimizohen shërbimet brenda mundësive”, ka thënë Kastrati.

Orari i ri i funksionimit të qendrave mjekësore do të fillojë së zbatuari nga data 1 qershor 2018 dhe do të jetë si vijon:

QKMF NË DARDANË

Orari i punës do të bëhet në 2 ndërrime si vijon:

Ndërrimi i parë në intervalin 07:00 – 15:00
Ndërrimi i dytë në intervalin 14:00 – 22:00
Kujdestaria do të jetë në shërbim në intervalin 22:00 – 07:00
Në fundjava do të punohet në intervalin 07:00 – 19:00 dhe 19:00 – 07:00
Nga 1 qershori do të fillojë punën edhe mjeku i përhershëm.

QMF NË ROGOQICË

Deri më tani, në këtë qendër janë dhënë shërbime vetëm deri në ora 20:00 kurse me riorganizim të orarit do të punohet si në vijim:

Ndërrimi i parë në intervalin 07:00 – 15:00
Ndërrimi i dytë në intervalin 14:00 – 22:00
Shërbimi i ordinancës së stomatologjisë do të funksionojë në oraret:
E mërkure në intervalin kohor 07:00 – 15:00
E enjte në intervalin kohor 07:00 – 15:00
Brenda një periudhe më pak së një vejçare do të mundësohet që kjo qendër të japë shërbim 24 orësh për banorët e këtyre lokaliteteve.

QMF NË HOGOSHT

Përveç shërbimeve primare shëndetësore, pas 20 vite mungese do të rifunksionalizohen edhe shërbimet e Ordinancës Stomatologjike. Këto shërbime do të ofrohen sipas orarit si vijon:

E hëne në intervalin kohor 07:00 – 15:00
E marte në intervalin kohor 07:00 – 15:00

AMF NË KRILEVË

Kjo AMF është funksionalizuar pas 2 viteve dhe prej datës 1 qershor do të punohet sipas orarit të rregullt si vijon:

Nga e hëna në të premten do të punohet në intervalin kohor 07:00 – 14:00
Të shtuneve do të punohet në intervalin kohor 07:00 – 12:00

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi po planifikon që gjatë verës të përforcohet në…