Unitedi interesohet për Alban

30 maj 2018 | 16:13

Manchester Unitedi po planifikon që gjatë verës të përforcohet në repartin e mbrojtjes.

Mediet në ishull raportojnë se trajneri Jose Mourinho po e dëshiron në skuadër mbrojtësin e Barcelonës, Jordi Alban. Aktualisht në United janë Ashley Young dhe Luke Shaw që luajnë në pozitën e mbrojtësit të majtë, por Mourinho nuk është i kënaqur dhe kërkon të këtë një lojtar tjetër për këtë pozitë.

Klauzola e Albas është 140 milionë euro dhe ky mund të jetë problemi kryesor për transferimin në “Old Trafford”.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)   

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe rektori i…