Rriten shpërblimet në Superligë

13 janar 2021 | 11:48

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që të rrisë fondin e shpërblimeve për Superligën e Femrave: 6,000.00 (gjashtë mijë) euro për ekipin kampion, 3,000.00 (tre mijë) euro për ekipin nënkampion dhe nga 1,000.00 (një mijë) euro për ekipet që e sigurojnë nga një vend në “play-off”.

Kjo është edhe një ndihmë për klubet e femrave nga Bordi i FBK-së, që po synon të ndihmojë sa më shumë basketbollin e femrave në Kosovë.

Siç dihet vitin e kaluar Bordi i FBK-së ka vendosur që të formohet Përfaqësuesja A e femrave dhe të luajë në garat ndërkombëtare.

Në Superligën e Meshkujve e ka konfirmuar fondin e shpërblimeve nga viti i kaluar: 12,000.00 (dymbëdhjetë mijë) euro do t’i ndahen ekipit kampion, 6,000.00 (gjashtë mijë) euro për ekipin nënkampion dhe nga 3,000.00 (tre mijë) euro do të ndahen për ekipet që e sigurojnë nga një vend në katërshen e madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe…