Rriten të hyrat në komunën e Rahovecit

05 gusht 2019 | 13:42

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në komunën e Rahovecit është e angazhuar në rritjen e të hyrave komunale.

Nga ky angazhim kjo drejtori ka arritur të mbledh në periudhën janar-qershor të vitit 2019 608,272 euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2018, ishin realizuar 517, 226 euro.

Komuna e Rahovecit ka arritur që të realizojë 51 për qind të të hyrave nga buxheti i planifikuar për këtë vit, kur dihet se kanë mbetur edhe gjashtë muaj tjerë deri te përfundimi i vitit fiskal.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani, ka thënë se këto të hyra realizohen nga taksat komunale dhe të hyrat tatimore, siç është tatimi në pronë e taksat tjera.

Sipas tij, vetëm nga të hyrat nga tatimi në pronë janë realizuar 244,490 euro. “Kjo periudhë njihet si periudha më e mirë e inkasimit të të hyrave nga tatimi në pronë. Kjo rritje e të hyrave në komunën tonë, është rezultat i përkushtimit të qeverisë komunale, e kryetarit dhe të gjithë drejtorëve dhe stafit të Drejtorisë së Financave”, ka thënë drejtori Limani.

Po ashtu, ky rezultat i arritur është edhe falë tatimpaguesve të cilët kryejnë obligimet e tyre me kohë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të komunikimeve Elektronike dhe…