Rritet 13 për qind numri i turistëve në korrik në Shqipëri

20 shtator 09:02

Numri i pushuesve në strukturat akomoduese shënoi 13 për qind rritje në muajin korrik.

Instituti i Statistikave INSTAT raportoi se rritje kanë shënuar si turistët rezidentë me 13.1 për qind edhe ata jo-rezident me 12.9 për qind në raport me korrikun e një viti më parë.

“Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 14.9 për qind, në krahasim me korrik 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 14.9 për qind; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 15.0 për qind”, thuhet në raport.

I njëjti sjell në vëmendje se rajoni me rritjen më të lartë ka qenë ai ai qendër diçka e konfirmuar edhe nga tuorperatorët ku kontribuues kryesor mbetet Durrësi. Ky i fundit kishte një kërkesë 30 për qind më të lartë sipas turoperatorëve sese kishte kapacitetin akomodues. Ndërkohë Jugu duket se është braktisur nga vendasit të cilët kanë shënuar një rënie 3.5 për qind diçka që është balancuar nga jo-rezidentët që kanë shënuar një rritje 4.2 për qind.

“Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 50.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 53.6 për qind.

Në muajin korrik 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Jugut“ (36.1 për qind); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (71/6 për qind); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92.9 për qind); Netë qëndrime” thuhet në publikimin e INSTAT.

Ajo që vihet re është edhe një rritje e netqëndrimeve të cilat janë 14.9 për qind, më të larta krahasim me muajin korrik 2021.

“Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 30.9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 41.2 për qind. Në muajin korrik 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (34.4 për qind); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (84.1 për qind); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91.8 për qind)” nënvizon INSTAT.

Referuar shifrave gjatë korrikut , norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38.6 për qind, kundrejt 35.1 për qind që ishte në muajin korrik 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 40.9 për qind, kundrejt 36.0 për qind që ishte në muajin korrik 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas metodologjisë së re që është miratuar nga marsi i…