Rritet konsumimi i energjisë elektrike për 13.31 për qind

12 shkurt 2021 | 14:20

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për tremujorin e katërt (TM4) 2020. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e emergjentëve të tjerë.

Sipas ASK-së, gjatë tremujorit të katërt të  vitit 2020 (TM4 2020) vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 2.37 milionë ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1 796.3 GWh, dhe në hidrocentrale ishte rreth 51.6 GWh.

Sipas këtij raporti, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2019), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 13.31%. “Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të katërt 2020, Kosova ka importuar 759.0 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 597.7 GWh energji elektrike. Në TM4 2020, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 360.3 GWh energji elektrike”, është thënë në raportin e ASK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ortopedi i përmasave ndërkombëtare Skender Ukaj, në zgjedhjet e 14…