Rritet numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në Kabul

21 nëntor 2018 | 15:15

Ka arritur në së paku 55 numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës që ka ndodhur të martën në një tubim të udhëheqësve fetarë në Kabul, kanë njoftuar të mërkurën zyrtarët.

Viktimat përfshijnë studiues fetarë nga i gjithë Afganistani, të ftuar nga Këshilli Ulema, për të festuar përvjetorin e lindjes së profetit Muhamed.

Të martën është raportuar për 40 të vrarë. “Deri tani nuk e dimë se cila organizatë militante mund të jetë pas sulmit”, ka thënë një hetues.

Këshilli Ulema, organizata më e madhe fetare e Afganistanit, mblodhi së bashku studiues nga sekti sunit.

Talibanët e mohuan përgjegjësinë dhe zëdhënësi i tyre, Zabihullah Mujahid, tha se grupi dënon çdo sulm kundër civilëve apo klerikëve fetarë.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, e ka shpallur të mërkurën ditë të zisë kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 600 mijë euro…