Rritet numri i të vdekurve nga dimri i ashpër në juglindje të ShBA-së

05 janar 2018 | 11:44

Në juglindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) është raportuar se katër persona të tjerë kanë vdekur pas një dimri të ashpër më të cilin po përballet Bregu Lindor i vendit.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë sot se temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe gjatë vikendit, nga të cilat kanë vdekur edhe 12 persona të tjerë në Karolinën Veriore dhe Jugore.

Si shkak i kohës së ftohtë janë anuluar mijëra fluturime, derisa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike, shkollat janë mbyllur madje janë ngrirë edhe disa pjesë të ujëvarës së famshme Niagara, në Nju Jork, raporton “Rel”.

Kjo stuhi është emëruar “cikloni bombë”, sipas meteorologëve, të cilët i ka dhënë këtë emër sipas fenomenit natyror të njohur si “bombogenesis”.

Ky fenomen ndodhë kur sistemi i motit përballet me një rënie të mprehtë të presionit atmosferik dhe rritet me shpejtësi, duke nisur erëra të forta dhe stuhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Tbilisit e ka shpallur të fajshëm ish-presidentin gjeorgjian,…