
Rritet vlera e koeficientit për federatat sportive
08 shkurt
14:06
Mbështetja financiare për federatat e sportit ka shënuar rritje rekorde për vitin 2023, njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Koeficienti i pikës për federatat e kategorisë A është rritur në 2 600 euro, ndërsa për kategorinë B do të jetë 1 800 euro. Federatat e kategorisë C janë vlerësuar me koeficient të pikës prej 1 500 euro, ndërsa për kategorinë D është rritur në 1 300 euro. Buxheti i rritur nënkupton më shumë aktivitet fizik dhe më shumë cilësi në sportin vendor.