Rritja e çmimit të tatimit në pronë, reagon komuna e Prishtinës

24 janar 2023 | 10:32

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit ka pranuar shumë reagime nga qytetarët rreth ngritjes së çmimeve të tatimit në pronë, e cila i është atribuuar komunës së Prishtinës.

“E kuptojmë plotësisht shqetësimin tuaj, por me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve rreth këtij procesi, ju informojmë se: Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. ‘Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit’. Komuna e Prishtinës, nuk e ka bërë përcaktimin e shumave në faturat e qytetarëve për vitin tatimor 2023”, ka njoftuar komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, kryetari i Prizrenit,…