“Rritjen më të madhe në vota e ka Glauk Konjufca, rënien më të madhe Ramush Haradinaj dhe Anton Quni”

04 mars 2021 | 23:01

Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Por,  kandidati që ka shënuar rritjen më të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e fundit është Glauk Konjufca.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Glauk Konjufca ka fituar 127,955 vota më shumë sesa në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

Këto shifra i ka prezantuar hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli duke u bazuar në të dhënat zyrtare të KQZ-së.

Ndërsa sipas tij, kandidatët me rënien më të madhe në vota krahasuar me zgjedhjet e fundit janë Ramush Haradinaj – me 34,757 vota më pak dhe Anton Quni – me 16,891 vota më pak. “Ndonëse Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar e këtyre zgjedhjeve, kandidati që ka shënuar rritjen më të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e fundit është Glauk Konjufca. Në zgjedhjet e 14 shkurtit ai ka fituar 127,955 vota më shumë sesa në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019. Ndërsa, kandidatët me rënien më të madhe në vota krahasuar me zgjedhjet e fundit janë Ramush Haradinaj – me 34,757 vota më pak – dhe Anton Quni – me 16,891 vota më pak”, ka shkruar Cakolli në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria italiane ka bllokuar eksportimin e vaksinave të zhvilluara nga…