Rrjeti i bizneseve shqiptare në Zvicër organizon eventin: ‘Diaspora Busniness Connection’

12 tetor 2023 | 16:57

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RrBDShZ), ka njoftuar se më 21 tetor do ta mbajë eventin “Diaspora Busniness Connection”.

Ky vend do të mbahet në Zvicër dhe ka për qellim  që të njoftojë në mes vete sa më shumë ndërmarrës shqiptarë

“Ky event organizohet për ju që të keni një rast të shkëlqyer për tu njohur me ndërmarrës tjerë shqiptarë në Zvicër, nga fusha të ndryshme të biznesit”, ka njoftuar RrBDShZ-ja.

Njoftimi i plotë:

FTESË

Eventi: “Diaspora Business Connection”

Organizohet nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RrBDShZ)

E SHTUNË, 21 TETOR 2023

18:00 – 21:00

Hilton Garden Inn Zurich Limmattal

Kreuzäckerstrasse 5, 8957 Spreitenbach

I nderuar afarist/ e nderuara afariste

Ju ftojmë të merrni pjesë në eventin biznesor: “Diaspora Business Connection”

Ky event organizohet për ju që të keni një rast të shkëlqyer për tu njohur me ndërmarrës tjerë shqiptarë në Zvicër, nga fusha të ndryshme të biznesit.

Pjesëmarrja bëhet vetëm përmes ftesës, andaj ju lusim të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes e-mail adresës: [email protected], deri me 18 tetor 2023.

Ju mirëpret, Kryesia e RrBDShZ-së dhe shumë afaristë të tjerë të suksesshëm.

Mirësevini!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontrolle të shtuara ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat…