Rrjeti i Grave të Kosovës: T’i hiqet licenca infermiereve dhe qendrës ku ndodhi rasti i dhunës në Pejë

02 nëntor 2022 | 17:03

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar pas videos shqetësuese në një qendër për të moshuar në Pejë, ku shihen disa infermierë duke ushtruar dhunë fizike e psiqike ndaj një të moshuare në këtë qendër.

Përmes një reagimi për media, RrGK-ja ka kërkuar që t’u hiqet licenca infermierëve dhe të marrin dënimin meritor konform ligjeve.

Reagimi i plotë i RrGK-së:

RrGK kërkon t’u hiqet licenca infermiereve dhe të marrin dënimin meritor konform ligjeve

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim po përcjellë rastin që ndodhi në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

Përmes një videoje të shpërndarë sot në media shihet se disa nga infermieret e punësuara në këtë qendër përkujdesjeje dhunojnë dhe malltretojnë një grua në moshë. Pëveç kësaj, infermieret e tjera në asnjë moment nuk ndërhyjnë por mbështesin kolegen e tyre duke xhiruar dhe qeshur.

RrGK përmes këtij reagimi kërkon nga Ministria e Shëndetësis, që t’u hiqet licenca të gjitha infermiereve të përfshira.

Gjithashtu, RrGK kërkon nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve – Departamenti për Politika Sociale dhe të Familjes, që të largojë licencën e operimit të qendrës “Orenda”, pasiqë shihet se sipas rastit të fundit, në këtë qendër ndodhë keqtrajtimi me persona të moshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 03.11.2022 Punime të…