Rruga “A” zyrtarisht merr emrin “Jim Xhema”

14 shkurt 2023 | 18:18

Nga sot, rruga “A” e cila do të jetë arterie kryesore e qarkullimit në kryeqytet do të quhet “Jim Xhema”.

Lajmin e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se kryeqyteti përjetësoi veprimtarinë e jashtëzakonshme të zotit Jim Xhema, duke ia vënë emrin e tij rrugës.

Rama tutje lartësoi figurën e Xhemës duke shtuar se “vepra e tij jetësore dhe shërbimi vetëmohues ndaj popullit tonë, është mesazh për t’ua përcjellë brezave”.

Postimi i plotë:

Kryeqyteti përjetësoi veprimtarinë e jashtëzakonshme të zotit Jim Xhema, duke ia vënë rrugës “A” emrin e tij.

Vepra e tij jetësore dhe shërbimi vetëmohues ndaj popullit tonë, është mesazh për t’ua përcjellë brezave – një model aq të jashtëzakontë të veprimtarisë, që njeriut tonë ia siguron përjetësinë në historinë kombëtare.

Bashkë me z. Jim Xhema zbuluam pllakatën si shenjë dhe dokument falënderimi nga kryeqytetasit për këtë veprimtar të madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për trafik droge, u arrestua…