Rruga e integrimit evropian të Kosovës e paalternativë

14 shkurt 2018 | 17:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion të Bashkimit Evropian (BE), të kryesuar nga drejtori gjeneral i Komisionit Evropian për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Christian Danielsson, dhe drejtori menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Thomas Mayr-Harting, me të cilët ka biseduar për situatën politike në vend, për rrugën e integrimit evropian dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar se rruga e integrimit evropian të Kosovës është paalternativë dhe për këtë Qeveria e Kosovës, është duke punuar vazhdimisht dhe me përkushtim të plotë në plotësimin e të gjitha kritereve të vëna nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.

Në konferencën e përbashkët pas takimit, kryeministri Haradinaj, ka thënë se temë kryesore e takimit ishte perspektiva evropiane e Kosovës, zbatimi i agjendës evropiane për Kosovën dhe synimet e Kosovës në këtë rrugë.

“Strategjia për Ballkanin Perëndimor e ka lënë rrugën hapur për Kosovën dhe e ka definuar këtë rrugë, por na mbetet shumë punë për të bërë”, ka thënë Haradinaj.

Edhe përfaqësuesit e BE-së, Danielsson, dhe Mayr-Harting, theks të veçantë i kanë kushtuar Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, në të cilën përfshihet edhe Kosova. Të dy përfaqësuesit e BE-së, kanë theksuar se kjo vizitë zhvillohet pas një jave të publikimit të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, e cila e qartëson perspektivën evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…