Të premten ora e parë e mësimit i kushtohet pavarësisë së Kosovës

14 shkurt 2018 | 17:32

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që të premten, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E përditshmja e qytetit të Ferrarës, “La Nuova Ferrara”, ka…