Rruga e Pejës drejt finales

07 maj 2021 | 16:04

Peja-Golden Eagle Ylli është finalja e madhe e “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Ja disa fakte për Pejën:

– Skuadra e Pejës kërkon titullin e gjashtë në histori të klubit.
– Hera e fundit ishte në vitin 2013, kur i kishte udhëhequr Dardan Berisha.

– Në çerekfinale të Play-offit kanë mundur Sigal Prishtinën me rezultat 2:1.

– Në gjysmëfinale kanë eliminuar Ponte Prizrenin me 3:2 në seri. Sfida e fundit dhe vendimtare u ndërpre pas pjesës së parë dhe u takoi pejanëve me rezultat zyrtar 20:0.

– Peja në garat e rregullta u rendit në vendin e katërt me 15 fitore dhe 13 humbje.

– Pejanët do të ndeshen me therandasit sërish, pasi u përballën në finale të Ligës Unike, ku fituan therandasit 79:82.

– Peja dhe Golden Eagle Ylli ishin ndeshur edhe në finale të Kupës më 2020 në Rahovec, ku fituan pejanët 79:64.

– Trajner i Pejës ishte Adis Berciragic tani trajner i Golden Eagle Yllit.

– Peja ka në radhët e saj Dardan Berishën dhe Lis Shoshin, anëtar të Përfaqësueses A të Kosovës. Pjesë e grupmoshave të Kosovës janë edhe Albin Berisha e Ermal Bojku.

– Në garat e rregullta, këto dy skuadra u sfiduan katër herë dhe tri herë fitoi Ylli dhe një herë Peja.

– Qendra Brandon Walters ka një mesatare të pikëve prej 23.6 dhe 14.5 kërcime për ndeshje.

– Dardan Berisha ka mesatare prej 19.6 pikëve për ndeshje, 4.9 kërcime dhe 4.6 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur  të premten një aksion simbolik…