Rrusta e PSD-së: Kurti nuk ka shokë, por njerëz të dëgjueshëm

14 prill 2023 | 11:31

Zyrtarja e lartë e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se “nuk ka shokë, por institucione të pavarura”,  teksa po përgjigjej për dënimin prej 20 mijë eurosh që i është shqiptuar PSD-së nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Rruta ka thënë se Kurti nuk ka shokë, por vetëm njerëz të dëgjueshëm dhe vartës.

“Dorën në zemër, ky shokë nuk ka. Kjo është e vërtetë e dhimbshme. Nuk ka gënjyer në këtë pikë. Çka ka kryeministri janë njerëz të dëgjueshëm, vartës. Pasi ka emëruar njerëzit e tij nëpër agjenci e institucione, na tregon për kompetencat. Limitet. Pamundësitë. E kur shkelte Kushtetutën, katër herë deri më tani, ato ndarje disi treteshin. Dhe interesant sa shumë ishte i informuar kryeministri për gjobitjen ndaj PSD-së”, ka shkruar Rrusta në “Facebook”.

Kurti për dënimin me 20 mijë euro të PSD-së: Këtu s’ka shokë por ka institucione të pavarura, qeveria s’mund të ndërhyjë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e “Big Brother Vip Albania 2” do të kenë…